Bota

Çështja e dinarit serb/ SHBA dhe BE kërkesë Kosovës: Të pezullohet

SHBA kërkon që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët.

f.t
Çështja e dinarit serb/ SHBA dhe BE kërkesë Kosovës:
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Një përpasje e re ka filluar mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithçka filloi me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila pritet të hyjë në fuqi me një shkurt. Sipas rregullores thuhet se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Pikërisht ky vendim ka nxitur shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i kësaj rregulloreje është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, pasi këta të fundit i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri.

Autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime nё emër tё mbështetjes.

Çështja e dinarit ka ngritur shqetësimin e SHBA-së dhe BE-së

Një ditë më parë ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të dielën autoriteteve në Kosovë pezullimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore sipas së cilës euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend.

Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar thanë se çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier njoftoi sot se është takuar me Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Hovenier përsëriti shqetësimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me vendimin e BQK-së sa i përket ndalimit të dinarit serb. SHBA kërkon që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët.

Ndërkohë sipas BE-së një marrëveshje e drejtpërdrejtë e Kosovës me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB