
BRITANI E MADHE- Ndoshta në Mbretërinë e Bashkuar shtypi është i kursyer dhe i matur për informacionin që jep për gjendjen shëndetësore të Kate Middleton, por në Spanjë emisioni "Fiesta" i kanalit Telecinco pretendon se mund të hedhë dritë mbi situatën e saj shëndetësore.
Gazetarja dhe prezantuesja Emma García ka zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, teksa familja mbretërore britanike vazhdon të jetë 'hermetike'.
Në emision, prezantuesja dhe paneli u përpoqën të shpjegonin gjithçka ndodhi dhe u përpoqën të analizonin pse ka kaq shumë fshehtësi lidhur me operacionin e saj. Gazetarët zbuluan: Mjekët duhej të merrnin vendime drastike për shkak të këtyre komplikimeve që u shfaqën. Vendimi ishte për ta vendosur atë në një gjendje kome. Duhej ta mbanin të intubuar. Ishin komplikacione të rënda që nuk i prisnin sepse operacioni shkoi mirë, por ecuria postoperative nuk ishte ashtu siç pritej. Ndaj edhe vendosën që ta vendosnin në një koma artificiale. Jeta e saj ishte në rrezik të madh. Ankthi në shtëpinë mbretërore ishte i dukshëm. Procedura pas operacionit u ndërlikua dhe jeta e saj duhej të shpëtohej.
Kate Middleton është ende në spital, por të gjitha indikacionet tregojnë se mund ta shohim jashtë në orët në vijim, pasi këtë të hënë, më 29, mbushen dy javë që kur u shtrua dhe në njoftimin e parë u pretendua se ajo do të qëndronte në spital për 15 ditë./ZËRI