
SHKUP- Në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të ulet një shqiptar, Talat Xhaferi. Vetë Xhaferi përmes një postimi në Facebook është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.
Ai ka deklaruar se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.
"Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane", shkruan Xhaferi.