Bota

U zhduk për dy ditë, përdhunohet e mitura shqiptare, policia: Dy të arrestuar

Dy persona po mbahen në paraburgim për rastin

E.K
U zhduk për dy ditë, përdhunohet e mitura shqiptare, policia: Dy
Policia ne Kosove

KOSOVË- Një vajzë e mitur, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga famijarët e saj në datën 16 mars, është gjetur nga policia dy ditë më pas, të hënën e 18 marsit.

Policia njofton se vajza e mitur ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar.

“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person e zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thotë policia në raport.

Është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me rastin, i cili ka ndodhur në Prizren, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, burra, të cilët janë dërguar në paraburgim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB