Bota

Kurti nxjerr PAMJET: Ushtarët serbë afrohen afër kufirit me Kosovën: Provokim

Sipas shefit të ekzekutivit të Kosovës ky është një provokim nga ana e Beogradit dhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës po i vëzhgojnë dhe janë në gatishmëri.

E.K
Kurti nxjerr PAMJET: Ushtarët serbë afrohen afër kufirit me
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar disa pamje ku duken ushtarët e Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shkruan se kjo nuk është normale. Sipas shefit të ekzekutivit të Kosovës ky është një provokim nga ana e Beogradit dhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës po i vëzhgojnë dhe janë në gatishmëri.

Albin Kurti: Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

"Gjakrat" mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të jenë të tensionuar që pas sulmit terrorist në Banjskë (24 shtator 2023) ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Prishtina zyrtare ka akuzuar vazhdimisht qeverinë e Aleksandër Vuçiç si organizatore ndërsa ka kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiç, bashkëpunëtorit të afërt të Vuçiç, i cili ishte pjesë e sulmit. Më pas tensionet u rritën pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB