
SHBA- Djali i ish-kandidates republikane për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Nikki Haley, ka bërë një reagim pas deklaratave kërcënuese ndaj Kosovës, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Kosova i përket Shqipërisë!”, ka shkruan Nalin Haley në platformen “X”, krahas një videoje me deklaratat e Vuçiç.
Në mbishkrimin e saj thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiç i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.
Presidenti serb akuzoi Perëndimin, në një manifestim në Beograd për përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë, se po "synon poshtërimin e Serbisë dhe ta çojë përpara të preferuarën e saj Kosovën".
"Nuk ka problem, i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t'i ndihmoni ata? Do të mbijetojmë", tha Vuçiçi.
Ai vazhdoi me fjalët se "Por, jemi mjaft të mësuar dhe mjaft të zgjuar dhe të guximshëm, dhe kemi mësuar mjaft, kemi fituar përvojë të mjaftueshme pas gjithë asaj çfarë na keni bërë në 25 vitet e shkuara, për ta pritur çastin më të mirë të mundshëm dhe për të luftuar për mundësinë tonë. Këtë nuk kemi përse ta fshehim nga askush", deklaroi Vuçiç./ZËRI