Bota

Kryhet me sukses, transplanti i parë i veshkës së derrit në një pacient të vetëdijshëm

Organi filloi të prodhonte urinë menjëherë pas operacionit dhe gjendja e pacientit vazhdon të përmirësohet. Dy vjet më parë ndodhi transplanti i parë i zemrës nga një kafshë e modifikuar gjenetikisht në Baltimore. 

a.l
Kryhet me sukses, transplanti i parë i veshkës së derrit në
Foto ilustruese

SHBA- Një ekip kirurgësh në Boston kanë transplantuar një veshkë nga një derr i modifikuar gjenetikisht në një burrë 62-vjeçar që vuante nga sëmundja terminale e veshkave, shkruajnë mediat e huaja. 

Është një nga procedurat e para të këtij lloji në një pacient të gjallë. Siç raportohet nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, shenjat e deritanishme janë premtuese. Organi filloi të prodhonte urinë menjëherë pas operacionit dhe gjendja e pacientit vazhdon të përmirësohet. Dy vjet më parë ndodhi transplanti i parë i zemrës nga një kafshë e modifikuar gjenetikisht në Baltimore. 

Pacienti, i cili është afrikano-amerikan, tashmë është në këmbë dhe mund të nxirret së shpejti nga spitali. Operacioni mund të konsiderohet një zbulim i madh dhe ofron shpresë për qindra mijëra njerëz që vuajnë nga kjo lloj sëmundje. Vetëm një pakicë pacientësh kanë akses në transplantet e veshkave për shkak të pajtueshmërisë. 

Më shumë se 800,000 amerikanë vuajnë nga veshkat dhe kërkojnë dializë, një procedurë që filtron toksinat nga gjaku. Mbi 100,000 janë në listën e pritjes për të marrë transplantin e veshkës nga një donator i gjallë ose i vdekur. Për më tepër, dhjetëra miliona amerikanë vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave, të cilat mund të çojnë në dështim të organeve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB