Bota

Historia e Almës që humbi familjen brenda natës, prindërit, motrën dhe 3 vëllezërit: Ndjeja erën e gjakut nën rrënoja

Vajza 12-vjeçare nga Gaza që humbi gjithë familjen brenda natës

E.K
Historia e Almës që humbi familjen brenda natës, prindërit,
Alma

GAZA- Në videon e regjistruar nga një shpëtimtar palestinez, një britmë vjen nga mbetetjet e betonit të copëtuar.

"Unë jam Alma”, thërret ajo, ndërsa kërkon “mos më ndihmoni mua të parën, ndihmoni mamin dhe babin tim. Ju lutem ndihmoni vëllain tim Tarazan. Ai është një fëmijë, 18 muajsh."

Është mëngjes, data 2 dhjetor 2023 dhe 12-vjeçarja Alma Jaroor është bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në qendër të qytetit të Gazës për më shumë se tre orë.

"Dua të shoh vëllezërit dhe motrën time," bërtet ajo. “Më kanë marrë malli për ta”.

Historia e Almës që humbi familjen brenda natës, prindërit,
Alma dhe vellezerit e saj

Por shpëtimtari arrin te Alma i pari, dhe ajo ngjitet - pa ndihmë - midis pllakave të dhëmbëzuara të betonit dhe shufrave metalikë të përdredhur. Ajo është e mbuluar me pluhur, por nuk ka lëndime të mëdha. Ata pyesin se ku është familja e saj. Ajo tregon rrënojat djathtas dhe majtas.

Tre muaj më vonë, Alma tregon për BBC historinë e saj, gjatë dhe në detaje.

Xhaxhai i saj Samiu ulet aty pranë. Ajo është strehuar me të dhe familjen e tij në një tendë në Rafah, në Gazën jugore.

Fjalët e saj janë një lumë tmerri dhe humbjeje.

"Më kujtohet se u zgjova nën rrënoja. Kontrollova iPad-in tim dhe pashë se ishte ora 09:00. Shpresoja që vëllai im Tarazan të ishte ende gjallë. Po i thërrisja atij dhe mbahesha për të shpresuar se njëri prej tyre do të ishte të gjallë. Unë e ndjeja erën e gjakut. Më pikonte. Po bërtisja që dikush të na shpëtonte. Po dëgjoja të tjerët që thërrisnin gjithashtu”, rrëfen Alma.

Por pasi Alma u shpëtua, ajo pa trupin e pajetë të Tarazanit.

"E ngrita batanijen që e mbulonte. E gjeta në një gjendje të paimagjinueshme", thotë ajo, "koka e prerë". Me këtë ajo bie në heshtje, e përhumbur nga ajo që nuk mund të shohë.

“Uroj vdekjen pasi ta shoh vëllain tim ashtu”, thotë ajo. “Ishte vetëm 18 muajsh, çfarë ka bërë në këtë luftë?”.

Historia e Almës që humbi familjen brenda natës, prindërit,
Alma dhe Tarazan

Tarazan nuk ishte humbja e saj e vetme. E gjithë familja e saj u largua, prindërit e saj Mohammed, 35-vjeç, dhe Naeema, 38-vjeç; vëllezërit Ghanem, 14-vjeç dhe Kinan 6-vjeç, si dhe motra Reehab, 11-vjeç.

Prindërit e Almës ishin përpjekur shumë për t’iu shpëtuar bombardimeve të izraelit, dhe për të mbajtur fëmijët e tyre të sigurt. Alma tregon se familja iu kishte shpëtuar dy bombardimeve, ndërsa në shpërthimin e tretë ata u shuan të gjithë, me përjashtim të Almës.

Të afërmit thonë se ndërtesa ku ata po flinin u rrëzua nga një sulm ajror izraelit. Ushtria izraelite na tha se nuk mund të komentonte mbi këtë pretendim pa koordinatat për ndërtesën.

“Ne ishim të lumtur së bashku si familje”, thotë Alma. "Ne e përqafonim njëri-tjetrin kur ishim të frikësuar. Do të doja t'i mbaja të gjithë. Nuk kisha kohë të mjaftueshme me ta."

"Trupat e familjes sime po dekompozohen nën rrënoja. Kam dëshirë t'i shoh dhe t'i bëj një varrim të duhur”, tregon e mitura e rritur para kohe.

Ajo ulet në dyshemenë e ftohtë të çadrës me kushërinjtë e saj. Ajo nuk qan më gjatë gjithë kohës, sepse e di që prindërit e saj janë “të lumtur në parajsë”.

Ajo ka gjetur ngushëllim tek familja e xhaxhait Samiut, por jo siguri.

Si çdo fëmijë në Gaza, ajo mund të vritet në çdo moment. Veçanërisht të pambrojtur janë ata në Rafah, ku Izraeli vazhdon të kërcënojë me një sulm tokësor. Ajo është shtëpia e 1.4 milionë palestinezëve.

Lufta në Gaza u ndez nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, të cilat vranë rreth 1200 izraelitë, shumica e të cilëve civilë.

Që atëherë, fëmijët e Gazës kanë paguar një çmim të tmerrshëm.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Unicef, thotë se 13,000 fëmijë në Gaza janë vrarë nga Izraeli që nga fillimi i luftës, një shkallë e vrasjeve që e përshkruan si "marrëzi".

Para se lufta të merrte gjithçka, Almës i pëlqente të këndonte dhe shpresonte të bëhej mjeke - ashtu siç dëshironte babai i saj.

"Kisha ëndrra që doja t'i realizoja," thotë Alma, "por tani nuk kam më ëndrra. Ndjej dhimbje në zemër dhe do të më qëndrojë gjithë jetën, sepse ata ishin familja ime, prindërit e mi, motra dhe vëllezërit e mi. Dhe të gjithë u larguan brenda një nate."

Gjithçka që dëshiron Alma është të arratiset nga Gaza dhe të arrijë gjyshen e saj, e cila jeton jashtë vendit.

“Dua të shkoj tek ajo, ta përqafoj dhe të ndihem e sigurt”, thotë ajo. /ZËRI 

NDIQNI VIDEON

Poll

MOS HUMB