Bota

Trupi i 34-vjeçares u gjet i copëtuar në autostradë, arrestohet burri. Ngjarja u inskenua si vetëvrasje

Kthesë në hetimet për vdekjen e 34-vjeçares: Burri i saj ka pranuar krimin, dhe është arrestuar nga karabinierët

E.K
Trupi i 34-vjeçares u gjet i copëtuar në autostradë,
Viktima dhe bashkeshorti i saj

ITALI- Një 34-vjeçare, e cila u raportua se ishte hedhur nga nje mbikalim në Padova të Italisë, në fakt është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka shtyrë nga një lartësi e konsiderueshme. Trupi i Giada Zanola, u gjet i pajetë mëngjesine djeshëm, ndërsa ishte copëtuar nga automjetet që kalonin në autostradë.

Pika e kthesës, në atë që dukej si një vetëvrasje, erdhi gjatë natës, në përfundim të hetimeve nga agjentët e Polstradës së Padovës dhe Venecias dhe nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Padovës. Burri, Andrea Favaro, 39 vjeç, u arrestua për vrasje me dashje.

Një debat ka ndodhur mes çiftit, që ka një fëmijë 3-vjeçar, në mbikalimin që ndodhej pranë shtëpisë së tyre, ndërsa prej kohësh sipas mediave italiane, kanë qenë në krizë.

Vrasja, sipas rindërtimit të skenës nga ana e policisë, ka ndodhur në kulmin e një debati që të dy kanë pasur teksa ndodheshin në urën e autostradës në Vigonza, jo shumë larg shtëpisë së tyre. Disa makina arritën të shmangnin trupin, më pas gruaja u godit për vdekje nga një kamion.

Poll

MOS HUMB