
SHBA- Donald Trump parashtroi disa nga prioritetet e tij ekonomike dhe mbrojti planet për tarifat e përgjithshme prej 10%, duke thënë se çdo rritje e çmimit për familjet mund të kompensohet nga shkurtimet e taksave dhe duke bërë thirrje për një zgjatje të uljes së taksave të vendosura nga viti 2017. Trump, në një intervistë me CNBC, bëri thirrje gjithashtu për veprim në programet, nga të cilat përfiton populli, duke përfshirë shkurtimet, dhe tha se nuk kishte gjasa të frenonte përdorimin e kriptomonedhave.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth shqetësimeve në lidhje me efektet e polarizimit të shtuar politik në stabilitetin ekonomik të vendit, Trump tha se ishte i shqetësuar për një ulje të vlerësimit të Fitch në 2023, por hodhi poshtë pikëpamjen se ulja ishte e lidhur me sulmin e 6 janarit në Kapitol. Plani i tij tarifor ka ndezur biseda për inflacionin dhe Sekretarja e Thesarit Janet Yellen ka thënë se do të rrisë kostot për konsumatorët amerikanë.
“Mendoj se taksat mund të ulen, mendoj se mund të ndodhin edhe gjëra të tjera për ta rregulluar atë. Por unë besoj shumë te taksat”, tha Trump për CNBC, duke thënë se ato ndihmojnë industritë amerikane kur ato “përfitohen” nga Kina dhe vendet e tjera.
“Përtej ekonomisë, ajo të jep fuqi në marrëdhëniet me vendet e tjera”, tha ai, duke shtuar se nuk shqetësohet për ndonjë tarifë ‘’hakmarrëse’’ nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
I pyetur në lidhje me Medicare, programet e Sigurimeve Shoqërore dhe shpenzimet dhe deficitet e vendit, Trump tha për CNBC:
"Ka shumë që mund të bësh për sa i përket përfitimeve, për sa i përket shkurtimeve dhe gjithashtu vjedhjes dhe keqmenaxhimit".
Për bitcoin dhe kriptovaluta të tjera, Trump tha se "ka parë se ka shumë përdorim të tyre. Dhe nuk jam i sigurt se do të doja ta konfiskoja"./ZËRI