
SHBA-Presidenti Donald Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar jashtë vendit deri më 30 shtator. Sipas The Guardian, sekretari i Shtetit Marco Rubio ka vendosur shuarjen e plotë të stafit ndërkombëtar të USAID. Ndërsa përgjegjësia për programet e ndihmës së jashtme do të kalojë nën kontrollin direkt të Departamentit të Shtetit.
Ky vendim prek mijëra punonjës të USAID në mbarë botën, përfshirë diplomatët e shërbimit të jashtëm, kontraktorët dhe stafin e punësuar vendas në më shumë se 100 shtete.
“Në kuadër të Direktives së Sigurisë Kombëtare Nr. 38, Departamenti i Shtetit po thjeshton procedurat duke shuar të gjitha pozicionet ndërkombëtare të USAID,” thuhet në dokument, duke shtuar se “departamenti do të marrë përsipër përgjegjësinë për programet e ndihmës së jashtme të menaxhuara më parë nga USAID”, duke filluar nga 15 qershori.