
SHBA- Pasi arriti një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan Donald Trump duket se ka "përveshur mëngët" për të arritur një tjetër akord shumë të rëndësishëm. Në një postim në platformën "Truth Social", Presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje në Rripin e Gazës, me qëllim kthimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.
"Ndaloni mosmarrëveshjet në Gaza. Ktheni pengjet!,"- shkroi ai, duke i dërguar një mesazh të qartë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut që të vazhdojë me planin e armëpushimit, të cilin Trump kishte parashikuar se do të nënshkruhej brenda javës.
Postimi, i cili nuk u shoqërua me shpjegime të mëtejshme, u publikua disa orë pas thirrjes së re publike të Trump drejtuar prokurorëve izraelitë për të përfunduar ndaluar gjyqin kundër Netanyahut. Presidenti amerikan pretendoi se udhëheqësi izraelit po negocion një marrëveshje me Hamasin, e cila do të përfshijë kthimin e pengjeve".
Ndërhyrja e Trump vjen në një moment kritik për negociatat, ndërsa Uashingtoni vazhdon të ushtrojë presion për të arritur një armëpushim dhe lirimin e sigurt të civilëve të mbajtur në Gaza./ZËRI