Bota

"Gjëegjëza" që i shkaktoi siklet Kurtit

I gjendur në një pozitë të vështirë për të ndërtuar një koalicion qeveritar, Kurti tentoi që ta relativizonte çështjen e Kosovës, duke "justifikuar" edhe pamundësinë për të ndërtuar qeverinë i vetëm.

k.m.
"Gjëegjëza" që i shkaktoi siklet Kurtit
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri një "gjeagjëzë" gazetarëve dje. Pas takimit të dështuar për konsensus me liderët e partive parlamentare, Kurti doli gjithashtu për të zhvilluar një konferencë për mediat. I gjendur në një pozitë të vështirë për të ndërtuar një koalicion qeveritar, Kurti tentoi që ta relativizonte çështjen e Kosovës, duke "justifikuar" edhe pamundësinë për të ndërtuar qeverinë i vetëm.

Madje tentoi që të vendoste gazetarët në situatë të vështirë duke i kërkuar që të gjenin një vend në Europë, kur partia kryesore, kishte vota më shumë se gjithë partitë e tjera të marra së bashku. Dhe përgjigjen e mori. Njëra prej gazetareve në sallë, iu përgjigj: Shqipëria! Edhe pse e kaloi me të qeshur, momenti ishte tejet i sikletshëm për Kurtin.

MOMENTI ME VIDEO: 

Albin Kurti: Ma gjej një shtet tjetër në Europë, ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta bashkë...
Gazetarja: Shqipëria!
Albin Kurti: Po Shqipëria, e vërtetë është!

Dje, Kurti mblodhi liderët e partive parlamentare për të gjetur konsensus, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Takimi i thirrur nga Albin Kurti erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la afat 30 ditë për konstitumin e Kuvendit. Të dielën është seanca e radhës në Kosovës. Edhe në seancën e sotme, pritet që votimi për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, të dështojë sërish./ZËRI

Poll

MOS HUMB