Bota

Izrael/ Ish-kryeministri Naftali Bennett kërkon dorëheqjen e Netanyahut

Në muajt e fundit, Bennett duket se po përgatit rikthimin e tij në politikë.

k.m.
Izrael/ Ish-kryeministri Naftali Bennett kërkon dorëheqjen e
Naftali Bennett

TEL AVIV- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të "jepë dorëheqjen" nga detyra. Kështu kërkon paraardhësi i tij në detyrë, Naftali Bennett, duke e përshkruar menaxhimin e vendit nga Netanyahu si një "katastrofë".

"Kreu aktual i qeverisë ka qenë në pushtet për 20 vjet, kjo është e tepërt, nuk është e shëndetshme dhe zoti Netanyahu mban përgjegjësi të madhe për përçarjet në shoqërinë izraelite, kështu që ai duhet të shkojë në shtëpi,"- tha Bennett gjatë një interviste që dha për "Channel 12".

Naftali Bennett, atëherë udhëheqës i partisë së Djathtës së Re, kontribuoi në vitin 2021 në largimin e Netanyahut nga pushteti pas 12 vitesh kryeministër të pandërprerë. Por aleanca e tij e brishtë me Yair Lapid, udhëheqësin aktual të opozitës, zgjati vetëm një vit.

Bennett, më pas nuk kandidoi në zgjedhjet e parakohshme që pasuan, të cilat rezultuan në rikthimin e Netanyahut në pushtet, falë mbështetjes së partive të ekstremit të djathtë dhe hebrenjve ultra-ortodoksë. Megjithatë, në muajt e fundit, Bennett duket se po përgatit rikthimin e tij në politikë. Sondazhet sugjerojnë se ai është në pozitë të mirë për të mposhtur Benjamin Netanyahun në zgjedhjet e ardhshme.

Mandati i Knessetit, parlamentit izraelit, përfundon zyrtarisht në nëntor 2026. Megjithatë, gjithmonë ekziston mundësia që zgjedhjet e parakohshme të thirren më herët./ZËRI

Poll

MOS HUMB