
JANINË- Janina u trondit ditën e sotme nga vrasja e një 62-vjeçareje nga nipi i saj. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se nipi e ka vrarë tezen për motive financiare. Autori e rrëfeu vetë krimin para policisë, ku pranoi se ishte ai personi që qëlloi tezen e tij.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, por sot në mëngjes një nga fqinjët gjeti trupin e saj të pajetë dhe menjëherë telefonoi autoritetet. Sipas fqinjëve, viktima ishte një person i qetë dhe kishte marrëdhënie të mira me të gjithë në fshat.
Fqinjët thanë se ajo ndihej e vetmuar pasi nuk u martua kurrë, por i donte të gjithë. Ata thanë se pak para krimit, nipi i saj e vizitonte shpesh dhe kjo po iu dukej e dyshimtë. Autori e qëlloi atë me armë zjarri në bark dhe në gjoks, plagë të cilat ishin vdekjeprurëse për të. /ZËRI