Bota

Koreja e Veriut hap kufijt për turizëm pas pesë vitesh izolim, përveç këtij shteti

Koreja e Veriut u izolua në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zvogëlojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar.

I.F
Koreja e Veriut hap kufijt për turizëm pas pesë vitesh izolim,
Avionët e Air Koryo në aeroportin e Samjiyon

PHENIAN- Koreja e Veriut lejon sërish udhëtimet në vend! Pheniani lajmëroi se do të rihapë një qytet për turistët e huaj në dhjetor pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid.

Të paktën dy operatorë turistikë me bazë në Kinë njoftuan se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Sipas BBC, Koreja e Veriut u izolua në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zvogëlojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar.

Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit. Koryo Tour i Pekinit tha se turistët mund të vizitojnë "potencialisht" pjesë të tjera të Koresë së Veriut në dhjetor.

Koreja e Veriut hap kufijt për turizëm pas pesë vitesh izolim,
Samjiyon

"Duke pritur për më shumë se katër vjet për të bërë këtë njoftim, Koryo Tours është shumë i emocionuar për hapjen e turizmit të Koresë së Veriut edhe një herë", tha agjencia të mërkurën në faqen e saj të internetit.

Koryo Tours tha për BBC, se autoritetet e Koresë së Veriut lejojnë turistë nga çdo vend që t'i bashkoheshin udhëtimeve në vend, përveç Koresë së Jugut. Megjithatë, SHBA ndalon qytetarët e saj të udhëtojnë në Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut ka lejuar vetëm turistët rusë të hyjnë në vend që nga fillimi i vitit 2024, në mes të marrëdhënieve të ngrohta midis dy kombeve. Vetëm në gusht të vitit të kaluar Koreja e Veriut lejoi kthimin e qytetarëve të cilët ishin mbyllur jashtë për shkak të kontrolleve kufitare, një nga vendet e fundit që e bëri këtë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB