Bota

Tragjike në SHBA, burri vret 3 gra dhe një adoleshente

Mavis Christian vrau 3 gra dhe një adoleshente. Ai më vonë besohet se ka kryer vetëvrasje, Policia amerikane deklaroi se po hetohet pista e vrasjeve brenda familjes.

D.XH
Tragjike në SHBA, burri vret 3 gra dhe një adoleshente
Policia amerikane

MEMPHIS - Një sërë të shtënash me armë zjarri në Memphis, Tennessee, lanë të vdekura tre gra dhe një adoleshente.

I dyshuari, Mavis Christian u gjet në një makinë pa shenja jete. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna në Houard Drive rreth orës 21:22.

“Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se të gjitha viktimat, të cilat u gjetën në vende të ndryshme, janë qëlluar nga një person i vetëm”, thanë efektivët.

Tragjike në SHBA, burri vret 3 gra dhe një adoleshente
Mavis Christian

Policia deklaroi se i dyshuari është Mavis Christian Jr., 52 vjeç, që u gjet më vonë i vetëvrarë. Policia kishte publikuar më herët foton e Christian, duke thënë se ai mund të ketë qenë duke ecur me një Chevrolet Malibu të bardhë të vitit 2017.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, po hetohet pista e vrasjeve për shkak të konflikteve familjare./Zëri.ai/

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB