Bota

Vrasja e Giulias, arrestohet ish-i dashuri. E masakroi dhe e hodhi në digën e liqenit

Hetuesit dyshojnë se krimi mund të jetë i paramenduar, ndërkohë që trupi i Giulias ka qëndruar për rreth një javë në pyll

Zeri
Vrasja e Giulias, arrestohet ish-i dashuri. E masakroi dhe e hodhi në
Giulia e vrare dhe Emanuele i arrestuar

ITALI- Është mbyllur në mënyrë tragjike historia e dy të rinjve italianë që për rreth një javë mbajtën në ankth familjet e tyre, por edhe gjithë opinionin publik. Pas gjetjes së trupit të Giulias pranë një liqeni, ish-i dashuri i saj është vënë në pranga pranë Leipzig, në Gjermani.

Lajmin për kapjen e ka konfirmuar avokati i të riut, Emanuele Compagno, pasi ka njoftuar prindërit e tij. “Tani gjyqtari gjerman do të vendosë se kur dhe si do të kthehet në Itali”, ka thënë avokati për mediat italiane. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, ndërkohë që u vu në pranga pas një kontrolli të policisë gjermane në autostradë.

Ndërkohë kanë përparuar hetimet për vdekjen e Giulias, e cila u vra dhe më pas u hodh në digën e një liqeni, pikërisht nga makina e Filippos, ish-të dashurit të saj. Duke iu referuar kqyrjes së trupit, konstatohet se e reja është vrarë diku tjetër dhe më pas është transportuar me makinë.

Plagët me thikë në kokë dhe qafë ishin të shumta dhe shumë të thella, të shkaktuara me dhunë të madhe.

Prandaj duket e pamundur që vajza të ishte ende gjallë, shumë orë më vonë, kur ish i dashuri i saj e hodhi trupin e saj në një gropë, qindra kilometra larg vendit të sulmit. Autopsia, e cila mund të kryhet që të hënën, megjithatë do të sqarojë shkaqet e vdekjes dhe afatin kohor të krimit. Trupi, i cili kishte gatinjë javë në pyll, ishte i paprekur. 

Gjatë arratisjes, Filippo Turetta përdori kartëmonedha me njolla gjaku për të marrë benzinë. Djali kishte ndalur të dielën e kaluar për të furnizuar me karburant në një makinë shitëse në Cortina. Kamerat, siç raportohet nga Il Corriere Veneto, inkuadruan makinën, Fiat Punto-n e zezë dhe djalin që futi paratë në banak. Kur pronari i servisit hapi objektin disa ditë më vonë, mes kartëmonedhave gjeti një 20 euro me njolla gjaku.

Duhet verifikuar hipoteza se vrasja e Giulias, e cila ka pësuar disa plagë me thikë në kokë dhe gjymtyrë, njëra prej të cilave i ka shpuar qafën, ka qenë e paramenduar. Në fakt, nga hetimet, siç raporton Il Gazzettino, rezultoi se ish-i dashuri kishte bërë kërkime në internet për kutitë e mbijetesës në lartësi të mëdha dhe veshjet për ekskursione malore, gjë e cila sipas hetuesve tregon se krimi ka qenë i paramenduar.

Zëvendëskryeministri dhe sekretari kombëtar i Forza Italia, Antonio Tajani, falenderoi hetuesit për punën që çoi në arrestimin e Filippo Turetta në Gjermani. “Lajm i mirë që fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje t’ia lehtësojë kurrë dhimbjen familjes dhe miqve të Giulia-s, të cilëve iu drejtoj lutjet e mia”, ka shkruar ministri i Jashtëm në X.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB