Bota

Misteri i çifti në Itali! Gjendet trupi i pajetë i një vajze, ish i dashuri e sulmoi

Në vendin ku pretendohet se mes dyshes kishte pasur zënkë janë gjetur po shenja gjaku, të cilat hetuesit pritet që të përcaktojnë kujt i përkasin.

k.m.
Misteri i çifti në Itali! Gjendet trupi i pajetë i një
Giulia Cecchettin dhe Filippo Turetta

ITALI- Dy të rinj të moshës 22-vjeçare rezultojnë të zhdukur prej një jave në Veneto të Italisë fqinje. Bëhet fjalë për Giulia Cecchettin dhe Filippo Turetta, ish-të dashur, zhdukja e të cilëve ka shkaktuar një operacion masiv që vijon prej ditësh tashmë, ndërsa ankthi ka mbërthyer jo vetëm familjet e tyre, por mbarë opinionin publik. Teksa vijojnë këkimet trupi i një gruaje të re u gjet mëngjesin e sotëm nga zjarrfikësit në zonën Barcis, në provincën e Pordenones. Trupi dyshohet se i përket Giulia Cecchettin.

Ndërkohë është konfirmuar kalimi i mjetit Fiat Punto të Filippo Turetta-s në Austri. Makina u regjistrua nga sistemi i targave në Lienz, Tiroli Lindor, të mërkurën e kaluar. Një viedo e zbuluar së fundmi ka ngritut dyshimet se Turetta mund të jetë autori i vrasjes së 22-vjeçares. Në video ai shihet duke sulmuar Giulia Cecchettin me duar mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Që prej ditës së djeshme Filippo Turetta është nën hetim nga Prokuroria e Venecias për hipotezën e tentativës për vrasje.

Familjarët e së resë insistojnë se është mbajtur nga ish-dashuri me forcë. Hetimet vijojnë akoma dhe autoritetet po pinojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Poll

MOS HUMB