Bota

TRAGJEDI në Kanalin Anglez, mbytet varka me emigrantë, 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Më herët, gazeta lokale La Voix du Nord raportoi se emigrantët kishin vdekur duke u përpjekur të kalonin Kanalin anglez nga një zonë pranë qytetit të Vimere dhe se rreth 100 ishin shpëtuar nga tre helikopterë dhe disa varka shpëtimi të përfshirë në operacion.

E.K
TRAGJEDI në Kanalin Anglez, mbytet varka me emigrantë, 5 të
Pamje nga operacioni i shpëtimit

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se të paktën pesë emigrantë, tre burra, një grua dhe një fëmijë, vdiqën mëngjesin e sotëm në një varkë të vogël që transportonte 110 persona teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez.

“Pas ngecjes së parë në një breg me rërë, anija doli sërish në det”, tha prefektura.

“Një lëvizje e turmës me sa duket ka ndodhur në mjetin e mbingarkuar, duke shkaktuar disa viktima”, shtoi ai, duke theksuar se aksidenti ndodhi në orën 05:00 me orën lokale.

Më herët, gazeta lokale La Voix du Nord raportoi se emigrantët kishin vdekur duke u përpjekur të kalonin Kanalin anglez nga një zonë pranë qytetit të Vimere dhe se rreth 100 ishin shpëtuar nga tre helikopterë dhe disa varka shpëtimi të përfshirë në operacion.

Sipas zëdhënëses së rojes bregdetare, anëtarët e rojes bregdetare janë ende duke kryer një operacion detar pas një mëngjesi “intensiv” me shumë tentativa të emigrantëve për të kaluar Kanalin Anglez. Kanali anglez është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë dhe rrymat atje janë të forta, duke e bërë të rrezikshëm kalimin e anijeve të vogla.

Ndalimi i fluksit të emigrantëve është një prioritet për qeverinë e kryeministrit britanik Rishi Sunak, e cila thotë se plani i Ruandës do të veprojë si një pengesë. Grupet e të drejtave të njeriut dhe kritikët e tjerë argumentojnë se plani është çnjerëzor.

Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë që ikin nga zonat e luftës në vendet e tyre në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi ose duke ikur nga varfëria, kanë arritur në Britani vitet e fundit duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke rënë viktimë e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Pas këtij incidenti të fundit, Sekretari britanik i Brendshëm James Cleverley tha se qeveria po bënte gjithçka që mundej për të ndaluar këto përpjekje nga emigrantët dhe siç shkroi ai në X, "këto tragjedi duhet të ndalen"./ZËRI

Poll

MOS HUMB