Bota

Ngacmimi seksual ndaj studenteve, pezullohet nga detyra pedagogu i Universitetit të Prishtinës

Krasniqi akuzohet nga 27 studentë, por sipas tij, e gjitha po bëhet për shkak se ata nuk e kanë kaluar provimin e tij dhe kështu kanë nisur që të "shpifin" për t'i përbaltur imazhin. 

f.t

Ngacmimi seksual ndaj studenteve, pezullohet nga detyra pedagogu i Universitetit

KOSOVË-Pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet nga studentët për ngacmim seksual, është pezulluar nga detyra. Krasniqi akuzohet nga 27 studentë, por sipas tij, e gjitha po bëhet për shkak se ata nuk e kanë kaluar provimin e tij dhe kështu kanë nisur që të "shpifin" për t'i përbaltur imazhin. 

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht protestoi para rektoratit të Universitetit. Aktivistët kërkuan shkarkimin e pedagogut, duke cituar fjalët, që sipas tyre ka thënë profesori “Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh”.

Këshilli i Etikës nuk mori vendim dje, por sot, u vendos pezullimi I tij deri në marrjen e një vendimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB