Bota

“Më the më bëj masazh”/ Studentja e ngacmuar përballet me profesorin Xhevat Krasniqi, si përmban dot lotët

Njëra prej tyre ka treguar historinë e saj, duke mos e shmangur dot përlotjen. 

k.m.
“Më the më bëj masazh”/ Studentja e ngacmuar
Pamje nga përballja

PRISHTINË- Me lot në sy, një studente e Universitetit të Prishtinës është përballur me atë që e cilëson si ngacmues seksual, profesorin Xhevat Krasniqi. Ditën e djeshme, para se të futej për të dëshmuar para Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës, ai është përballur nga një grup studentësh që e kanë akuzuar në sy. Njëra prej tyre ka treguar historinë e saj, duke mos e shmangur dot përlotjen. 

“Më ke thënë a dëshiron të më bësh masazh, pranoje që edhe nga universitetet e tjera je larguar për ngacmim seksual…pranoje kush je! Kam pasur frikë para një viti, sot nuk kam më frikë. Më ke thanë, pranoje që më ke thënë. Në konsultime 14 shkurt 2023, më ke thënë kam për të të bërë masazh. I nxjerr edhe unë faktet e mia, edhe e shohim," u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi, ndërkohë që kur fliste nuk i përmbajti dot lotët që i rridhnin në sy.

MOMENTI ME VIDEO: 

Por para saj qëndronte i qetë profesori, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat nga më shumë se 25 studentë, duke thënë se nuk ka ngacmuar asnjëherë seksualisht. Sipas tij, e gjitha po bëhet për shkak se studentët nuk e kanë kaluar provimin e tij dhe kështu kanë nisur që të "shpifin" për t'i përbaltur imazhin. 

Madje pretendon se studentja denoncuese e ka kërcënuar me fjalët “do e shohësh ti, as veten tënde nuk do ta njohësh".

Dhe më pas, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të qarkulluar i lirë, pasi studentët i kishin zënë rrugën për të dalë nga Universiteti i Prishtinës. Ngjarja ka bërë bujë në Prishtinë, pasi ka pretendime se i njëjti profesor, është larguar nga Universiteti i Gjakovës, po për të njëjtin shkak. 

Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, por pavarësisht gjithçkaje, Këshilli i Etikës ende nuk ka marrë një vendim për profesorin./ZËRI

Poll

MOS HUMB