Bota

Elon Musk del kundër kryeministrit australian, s'pranon të heqë videon e sulmit të peshkopit

Biznesmeni miliarder doli kundër gjykatës duke e akuzuar se po tentonte që të kontrollonte rrjetin e tij, ndaj shtoi se do ta injoronte vendimin për hir të lirisë së shprehjes.

k.m.
Elon Musk del kundër kryeministrit australian, s'pranon të
Elon Musk

SHBA- Një sherr online ka nisur mes kryeministrit australian Anthony Albanese dhe pronarit të platformës së mediave sociale "X", Elon Musk, lidhur me një urdhër gjykate që e detyron atë të heqë një video të sulmit me thikë ndaj një peshkopi brenda një kishe në Sidnej javën e kaluar.

Biznesmeni miliarder doli kundër gjykatës duke e akuzuar se po tentonte që të kontrollonte rrjetin e tij, ndaj shtoi se do ta injoronte vendimin për hir të lirisë së shprehjes. Rrjeti social e ka bllokuar postimin për përdoruesit australianë, por komisioneri i sigurisë në internet ka vendosur që përmbajtja duhet të hiqet tërësisht nga "X" pasi është veçanërisht e dhunshme.

“A mendon kryeministri se ai duhet të ketë juridiksion mbi të gjithë Tokën? Nëse ndonjë vend mund të censurojë përmbajtjen për TË GJITHA vendet, gjë që kërkon 'komisioneri i sigurisë në internet' i Australisë, atëherë çfarë e ndalon çdo vend të censurojë të gjithë internetin? Ne kemi censuruar tashmë videon në fjalë për Australinë,"- tha Musk.

Duke folur në rrjetin televiziv ABC, kryeministri australian iu kundërpërgjigj me sulm, duke e përshkruar Musk si një miliarder arrogant që beson se është mbi ligjin.

“Ideja që dikush mund të shkojë në gjykatë për të pasur të drejtën për të transmetuar përmbajtje të dhunshme tregon se sa larg është Musk me realitetin,”- shtoi Albanese.

Peshkopi Mar Marie Emmanuel u plagos në kokë dhe gjoks javën e kaluar nga një 16-vjeçar me origjinë libaneze, një incident që shkaktoi trazira në Australi. Autoritetet australiane janë të shqetësuara se video e sulmit, e cila është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, mund të nxisë tensione./ZËRI

Poll

MOS HUMB