
SHBA- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vendosur përballè presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Por disa momente shqetësimi nga ana e Vuçiç nuk kanë munguar. Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Engesa Vitia ka publikuar pamjet, kur Vuçiçin duket se nuk e zë vendi, kur presidentja e Kosovës Osmani i përmend Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin, të cilët serbët i kanë vrarë familjet e i kanë dhunuar.
"Ky është reagimi i Vuçiç kur Presidentja Vjosa Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin. Këto katër heroina janë simbol i forcës, i guximit, i mbijetesës, por edhe i sukseseve të Kosovës,"-shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.