Bota

Trafikonin kokainë në Greqi, arrestohen dy shqiptarët

Trafikimi i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i burgosur.

M.M
Trafikonin kokainë në Greqi, arrestohen dy shqiptarët
Foto ilustruese

GREQI - Dy shqiptarë janë arrestuar sot (23 gusht) nga autoritetet greke. Ata janë të moshës 25 dhe 26 vjeç, të akuzuar për trafik kokaine. Sipas burimeve nga mediat greke, trafikimi i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i burgosur.

Policia greke ka gjetur në banesën e tyre 34 gramë kokainë, 411 gramë kanabis të papërpunuar, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize. Gjithashtu, janë konfiskuar edhe para në vlerë prej 1175 euro.

31-vjeçari konsiderohet si "kreu" i grupit, ndërsa 25-vjeçari rezultoi të jetë në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në Greqi./ ZËRI

Poll

MOS HUMB