Bota

Fundosja e jahtit në Itali/ Gjendet trupi i 18-vjeçares, përfundojnë kërkimet. Prokuroria dyshon për "vrasje nga pakujdesia"

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia në lidhje me mbytjen tragjike të jahtit në Palermo që mori jetën e shtatë personave.

I.F
Fundosja e jahtit në Itali/ Gjendet trupi i 18-vjeçares,
Hannah Lynch

PALERMO- Trupi i pajetë i Hannah Lynch, vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas rrënimit të jahtit luksoz Bayesian të hënën, u gjet këtë të premte nga autoritetet italiane.

Hannah ishte personi i fundit i zhdukur nga rrënojat, e cila po ashtu si viktimat e tjera ishte bllokuar u bllokua, si viktimat e tjera, brenda njërës prej kabinave, në një thellësi prej 50 metrash. Ndërsa trupi i babait të saj u gjet të enjten dhe ai ashtu si vajza e tij, ishte i bllokuar në një nga kabinat.

Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia në lidhje me mbytjen tragjike të jahtit në Palermo që mori jetën e shtatë personave.

Sipas Daily Mail, Prokuroria Publike e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartozio, po heton pse jahti luksoz Bayesian u përmbys dhe u fundos pranë portit të Porticello pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës. Autoritetet italiane po shqyrtojnë veprat penale të "shkaktimit të një aksidenti dhe vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia" ndaj "personave të panjohur".

Prokurorët nesër në mëngjes do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të zbardhin më shumë detaje rreth hetimit që do të zhvillojnë. Shkaktimi i një anijembytjeje është një vepër më vete sipas kodit penal italian dhe dënohet me burgim deri në 12 vjet. Kujtohet se, në 24 orët e fundit, shkaku i fundosjes së jahtit të manjatit Michael Lynch – i cili është ndër të vdekurit – janë bërë objekt spekulimesh.

Nga ekspertët janë paraqitur teori të ndryshme se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, ndërsa CEO I kompanisë që e ndërtoi atë tha se viktimat kishin 16 minuta kohë për të shpëtuar dhe mbytja ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta njerëzore. Në jahtin Bayesian ndodheshin 22 persona, 15 prej tyre shpëtuan përfshirë këtu edhe bashkëshorten e Mike Lunch, e cila ishte edhe pronarja e jahtit.

Vdekja e manjatit ka sjellë një sërë spekulimesh, pasi vetëm 1 javë më parë krahu i tij i djathtë, Stephen Chamberlain, u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ai po vraponte. Në rrjetet sociale po spekulojnë teori të shumta konspirative se nëse ka qenë në të vërtet një aksident apo e qëllimshme. Deklarata e fundit e shefit ekekutiv shërben si një “ushqim” për këto teori. Lynch së bashku me partnerët e tij organizoi këtë udhëtim, pasi ai u shpall i pafajshëm nga akuzat e tij për mashtrim në një gjyq në SHBA. Ata u akuzuan për mashtrim pas shitjes me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh të gjigantit të softuerit Autonomy. Por festa u kthye në një tragjedi të vërtetë. Viktimat e tjera janë Jonathan Bloomer, presidenti i Morgan Stanley International, gruaja e tij Anne Elizabeth, avokati Chris Morvillo, gruaja e tij Nada dhe një anëtar i ekuipazhit, kuzhinieri Recaldo Thomas, me origjinë nga Antigua i lindur në Kanada. /ZËRI

Poll

MOS HUMB