Bota

Trafikonin drogë nga Shqipëria/ 13 të arrestuar, sulmi me armë 'zgjon' hetuesit

Karabinierët e komandës Latina, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontine.

f.t
Trafikonin drogë nga Shqipëria/ 13 të arrestuar, sulmi me
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Kokaina, hashashi dhe marijuana kishte ardhur nga Shqipëria me kamionë, ndërsa do të shitej në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve, raporton rainews.

Mes 13 personave të arrestuar, është edhe shqiptari Adlis Shyti, 39 vjeç, i hetuar më parë edhe në kuadër të operacionit “Giano” në qershor 2022. Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontine, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi.

Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë. Sot kontrollet u përqendruan  në disa aktivitete tregtare, që besohet se janë të lidhura me grupin, dhe në makina luksoze./ZËRI

Poll

MOS HUMB