Bota

Trump tejkalon masën, i quan emigrantët e paligjshëm ‘kafshë’

Në fjalimet e tij, Trump shpesh pretendon se emigrantët që kalojnë kufirin me Meksikën ilegalisht janë arratisur nga burgjet dhe po nxisin krimin e dhunshëm në Shtetet e Bashkuara.

k.m.
Trump tejkalon masën, i quan emigrantët e paligjshëm
Donald Trump

GREEN BAY- Donald Trump i quajti emigrantët ilegalë në Shtetet e Bashkuara "kafshë". Deklaratën e bëri në një fjalim në Michigan, duke iu rikthyer retorikës degraduese që ai ka përdorur herë pas here në fushatë. Ndërsa fliste për Laken Riley - një student 22-vjeçar të infermierisë, i cili u vra nga një emigrant nga Venezuela, Trump tha se disa emigrantë ishin çnjerëzor.

"Demokratët thonë: 'Ju lutemi mos i quani kafshë. Ata janë njerëz'. Unë them, 'jo, ata nuk janë njerëz, ata nuk janë njerëz, ata janë kafshë,", tha Trump, president i vendit nga 2017 në 2021.

Në fjalimet e tij, Trump shpesh pretendon se emigrantët që kalojnë kufirin me Meksikën ilegalisht janë arratisur nga burgjet dhe po nxisin krimin e dhunshëm në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa të dhënat e disponueshme për statusin e emigrantëve, rastet e kriminelëve janë të pakta. Madje, studiuesit thonë se njerëzit që jetojnë në SHBA ilegalisht nuk kryejnë krime të dhunshme më shumë sesa vendasit. 

Para zgjedhjeve, rreth 38% e republikanëve cilësuan emigracionin si çështjen kryesore të vendit në një sondazh të Reuters/Ipsos, i cili u publikua në fund të shkurtit. Ndaj edhe Trump shpesh pretendon pa prova se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të krimeve të dhunshme në qytetet amerikane. Të martën, ai përsëriti një pretendim të pabazuar se kombet e Amerikës Latine po i dërgojnë qëllimisht kriminelët e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Por pse ishte fjalimi kaq i rëndësishëm në Michigan?

Michigan dhe Wisconsin janë dy shtete të lëkundura që mund të përcaktojnë nëse Biden apo Trump do të sundojnë Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.
Në zgjedhjet e vitit 2020, Biden mundi Trump në Wisconsin me më pak se një pikë përqindje dhe në Michigan me më pak se tre. Të dy shtetet pritet të jenë jashtëzakonisht afër edhe këtë vit./ZËRI

Poll

MOS HUMB