
POLONI- Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë (NIK) njoftoi prokurorët se ish-kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer një krim duke vepruar në dëm të interesit publik kur jep subvencione për komunat, shkruan Reuters.
Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) neglizhuan detyrat e tyre, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha NIK në një deklaratë. Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish-qeveria e mëparshme dhe as nga ish kryeministri.
Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive pro-evropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS.
Kujtojmë se muajin e kaluar zyra tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë buxhetet e shumicës së bashkive polake në deficit. Polonia mban zgjedhjet komunale më 7 prill./ZËRI