Bota

'Tetori rozë' në Prishtinë, autobusët ndryshojnë ngjyrë, ofrohen mamografi falas

Shërbimi falas ofrohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

F.m
'Tetori rozë' në Prishtinë, autobusët
Autobusi rozë

PRISHTINË- Të gjitha vajzat dhe gratë mund të bëjnë mamografi falas në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Sot, të gjithë autobusët që janë në shërbim të Trafikut Urban në Prishtinë janë bërë ngjyrë rozë.

Vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u ka kërkuar të gjitha nënave, motrave e grave që të bëjnë mamografinë falas për të parandaluar çdo lloj rreziku që sjell diagnostikimi me vonesë i kësaj sëmundjeje. Shërbimi falas ofrohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Postimi i Përparim Ramës:

Të dashur qytetarë, 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë! Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”. Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpuntorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme.

Poll

MOS HUMB