Bota

Tërmeti shkund Italinë, dëme në disa zona, mbyllen edhe shkollat

Dëme në Tredozio, një shtëpi të moshuarish e evakuuar

E.K
Tërmeti shkund Italinë, dëme në disa zona, mbyllen edhe
Termet ne Itali

ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë është ndjerë në disa zona në Itali, si në Toskanë, në Marradi, në Mugello, pak pas orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet italiane kanë dalë në terren për të evidentuar dëmet, që fatmirësisht raportohen të pakta. Trafiku në autostradën Firence-Bolonjë është kthyer në normalitet, pas kontrolleve që vijuan për të evidentuar dëme të mundshme. Ndërkohë një pjesë e shkollave kanë qenë të mbyllura, për të evidentuar dëmet që mund të kenë pësuar godinat.

Trafiku mbetet i pezulluar si masë paraprake në linjën Firence-Faenza midis Borgo San Lorenzo dhe Marradi. Trafiku është normalizuar në linjën Pontassieve-Borgo San Lorenzo.

Fabrizio Curcio, kreu i departamentit të Mbrojtjes Civile, foli gjatë Non Stop Neës, në Rtl 102.5, për një pikë të tërmetit që goditi provincën e Firences pak orë më parë. “Tërmeti i parë në orën 05:10, me magnitudë 4,8 ka ndodhur në provincën e Firences, në komunën Marradi. Tërmeti është ndjerë pasi magnituda ka qenë e tillë që është perceptuar qartë nga njerëzit, disa prej të cilëve kanë dalë në rrugë. Për momentin nuk ka situata veçanërisht të rëndësishme apo kritike. Janë kryer disa kontrolle dhe bashkia ka urdhëruar kontrolle të mëtejshme, duke përfshirë kontrolle nga teknikë në shkolla.

Mbyllja e shkollave ishte një vendim i duhur për të garantuar siguri më të madhe për fëmijët tanë; verifikimi i strukturave shkollore është një praktikë që ne ua rekomandojmë kryetarëve të bashkive”, deklaroi Fabrizio Curcio për Rtl 102.5. 

Dëme në Tredozio, një shtëpi të moshuarish e evakuuar

“Kemi shumë struktura të dëmtuara, përfshirë ndërtesën e bashkisë dhe po evakuojmë një pjesë të një shtëpie të moshuarish, dhjetë persona”, ka thënë kryebashkiaku i Tredozios (Forlì-Cesena) Simona Vietina./Zëri 

Poll

MOS HUMB