
TOKIO- Një në 10 qytetarë në Japoni është mbi 80 vjeç. Kjo sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të publikuara të dielën. Të moshuarit në Japoni, përfaqësojnë 29,1% të popullsisë së përgjithshme (përfshirë një rekord të ri). Japonia konsiderohet si vendi me numrin më të lartë të të moshuarve në botë. Megjithatë, ishte hera e parë që nga viti 1950 që numri i të moshuarve në Japoni ra me rreth 10,000 persona krahasuar me një vit më parë.
Por, të moshuarit e moshës 80 vjeç e lart u rritën me 270,000; krahasuar me vitin e kaluar dhe tani janë 12.5 milionë, duke përbërë më shumë se 10% të popullsisë totale të Japonisë.
Popullsia e Japonisë ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga bumi i saj ekonomik i viteve 1980, me një normë lindshmërie prej 1.3 – shumë më poshtë se 2.1 që nevojitet për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme. Vdekjet kanë tejkaluar lindjet në Japoni për më shumë se një dekade.
Për të përballuar mungesën në rritje të fuqisë punëtore dhe me shpresën për të rigjallëruar ekonominë, qeveria japoneze ka inkurajuar më shumë të moshuar dhe nëna që qëndrojnë në shtëpi që të rihyjnë në tregun e punës. Aty pranë Japonisë, edhe Kina, Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajvani po përjetojnë kriza të ngjashme, duke luftuar për të inkurajuar të rinjtë që të kenë sa më shumë fëmijë./Zëri.ai