
BRITANI E MADHE- Tony Blair është në rrugën e duhur për të bërë 140 milionë dollarë të ardhura vjetore dhe për të ofruar këshilla për më shumë se 40 qeveri në mbarë botën. Në një intervistë në zyrën e tij, Blair i tha Financial Times se nuk do të shiste "Institutin Tony Blair për Ndryshimet Globale", pjesërisht sepse ai beson se rritja e fortë e biznesit jofitimprurës do të vazhdojë, por sepse ka vizion.
"Unë nuk dua ta bëj këtë. Ne kemi qasje. Insitituti mund të bëhet shumë më i madh se tani. Nuk e di sa më i madh. Mendoj se me siguri do të kalojmë 1000 njerëz vitin e ardhshëm. Tani jemi në mbi 30 vende. Ne shtuam 9 vende të tjera vitin e kaluar dhe do të shtojmë 9 të tjera këtë vit. Tani kemi një listë pritjeje të qeverive që duan të hyjnë në program.”
Instituti është vendosur të bëjë rreth 140 milionë dollarë të ardhura këtë vit, bënë me dije burime nga zyra e tij. Shumë kjo që është më shumë se 45 milionë dollarë që regjistroi në 2020. Po ashtu, edhe stafi është në rrugën e katërfishimit nga 263 persona në 2020. Grupi fiton pjesën më të madhe të të ardhurave nga puna që bëjnë me qeveritë. Aktualisht, në radhët e këshilltarëve është bashkuar edhe Sanna Marin, ish-kryeministrja finlandeze.
Blair, kryetar ekzekutiv i grupit, është shpesh pika e parë e kontaktit nga udhëheqësit e vendeve që kërkojnë këshilla. Më pas, ai dërgon ekipe për të punuar në vendin ku kërkohet ndihmë. Ai thotë se instituti operon në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore dhe po ngre biznesin e tij në Amerikë.
Puna e saj në Arabinë Saudite ka tërhequr kritikat më të forta. Instituti i Blair-it i jepte këshilla Mohammed bin Salmanit, pavarësisht nga roli i pretenduar i princit të kurorës në vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018. I pyetur nëse e refuzon ndonjëherë ndonjë ofertë, ai tha: Po, absolutisht. Ne kemi thënë jo dhe jemi tërhequr nga disa vende. Nuk do të them se ku, por ne kemi lënë vende kur kemi vendosur se nuk po shkonin në drejtimin e duhur. Stafi që vjen këtu dhe punon për ne, edhe pse ne paguajmë mirë, do të vijë dhe do të punojë për institutin sepse ata kanë një ndjenjë misioni. Ata nuk duan të punojnë në një vend ku mendojnë se nuk mund të kenë ndikim.
Blair thotë se ai shpenzon 85 për qind të kohës së tij në institut, të cilin e zotëron, por nga i cili nuk merr rrogë. Ai fiton para nga puna private si këshillues, fjalimet dhe pozicioni i tij si kryetar i këshillit ndërkombëtar të "JPMorgan". Blair, 70 vjeç, tha se do të dëshironte që instituti i tij të mbijetonte edhe pas largimit të tij nga jeta, ndaj edhe theksoi se synon të shmangë blerësit.
Këshillat e rregullta të Blerit janë të thjeshta.
“Një nga gjërat e para që i them çdo kryeministri apo presidenti është 'a keni një plan?' Një vend ka nevojë për drejtim.”
Një pikë e dytë e përbashkët është se vendosja e teknologjisë është jetike.
"Kjo është ndoshta sfida për qeverinë sot: si e shfrytëzoni revolucionin teknologjik?."
Jashtë punës së tij formale këshilluese, Blair mban kontakte me liderët politikë brenda dhe jashtë vendit. Këtë javë ai u takua me Benjamin Netanyahun, kryeministrin e Izraelit, për të diskutuar krizën në Gaza. Në Mbretërinë e Bashkuar, lideri aktual i laburistëve, Sir Keir Starmer, i është drejtuar gjithashtu Blair-it për këshilla dhe ka mbrojtur rekordin e tij si lideri më i suksesshëm elektoral i partisë./ZËRI
Marrë nga FT