Bota

Papa letër kardinalit Ernest Simoni: 60 vjet më parë ju arrestuan

Françesku i ka shprehur afërsinë e tij shpirtërore, si dhe falenderuar për atë çfarë ka bërë për Kishën në Shqipëri.

f.t
Papa letër kardinalit Ernest Simoni: 60 vjet më parë ju arrestuan
Papa Françesku dhe Ernest Simoni

ITALI-Papa Françesku i ka uruar festën e Krishtlindjeve kardinalit Ernest Simoni me një letër drejtuar këtij të fundit, në 60-vjetorin e arrestimit të tij nga regjimi komunist në Shqipëri. 

Françesku i ka shprehur afërsinë e tij shpirtërore, si dhe falenderuar për atë çfarë ka bërë për Kishën në Shqipëri.

Letra:

Nga Vatikani 30 dhjetor 2023

I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë.

Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë.

Vëllazërisht

Françesku

Papa letër kardinalit Ernest Simoni: 60 vjet më parë ju arrestuan
letra
Poll

MOS HUMB