Bota

Vrasjet e amerikanëve në Kolumbi/ SKEMA: Tërhiqen nga vajza, drogohen, grabiten dhe vriten

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t’i rrëmbente dhe t’i vriste.

f.t
Vrasjet e amerikanëve në Kolumbi/ SKEMA: Tërhiqen nga vajza,
foto ilustruese

KOLUMBI- Një seri vdekjesh burrash amerikanë në Kolumbi, të cilat janë ende mister janë lidhura me aplikacionet e takimeve të dashurisë. Të afërmit e të vrarëve tani po kërkojnë përgjigje. BBC shkruan se të pkatën 8 amerikanë vdiqën në rrethana të dyshimta në nëntor dhe dhjetor.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t’i rrëmbente dhe t’i vriste. Është e paqartë nëse është vetëm një bandë që qëndron pas vdekjeve. 

Një prej tyre është Eh Xiong vëllai i Tou Ger, një 50-vjeçar amerikan i zhdukur. Ai ishte një aktivist i komunitetit Hmong-Amerikan nga Minesota. Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Asnjëherë nuk i kishte shkuar në mendje se do të përfundonte tragjikisht në këtë mënyrë. Disa javë pas vizitës së tij, në mes të dhjetorit, ai telefonoi vëllain e tij dhe i kërkoi 2000 dollarë, por nuk tha se për çfarë i donte dhe se diçka nuk shkonte. Vëllai i tha se do t’ia transferonte paratë. Ai nuk foli më kurrë për vëllain e tij. Të nesërmen, policia gjeti trupin e Tou Gerit në një zonë të largët, të pyllëzuar të qytetit. 

Vdekja e tij është 1 nga 8 në Medellin që nxiti një paralajmërim nga ambasada amerikane për rreziqet e përdorimit të aplikacioneve për takime. Të 8 viktimat ishin amerikanë që vdiqën në rrethana të dyshimta në nëntor dhe dhjetor.

Jeff Hewett u gjet “i shtrirë i vdekur në një pellg gjaku” në dhomën e tij të hotelit në Medellin. Miqtë e tij e përshkruan atë si viktimë e dukshme e një “grabitjeje të shkuar keq”. Johny Jerome u vra në ditëlindjen e tij të 45-të. Phillip Mullins u drogua dhe vdiq nga një mbidozë, sipas raporteve të mediave lokale.

Ambasada Amerikane thotë se disa nga këto raste filluan me një aplikacion takimesh që përdoret për të joshur viktimat dhe se ka një rritje shqetësuese të njerëzve që përfundojnë “të droguar, të grabitur dhe madje të vrarë nga takimet e tyre kolumbiane”. Njoftimi i ri i ambasadës amerikane rekomandon që qytetarët e saj të shmangin takimet në vende private si hotele, si dhe të informojnë miqtë, familjen ose stafin e ndërtesave se me kë janë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB