Bota

Gruaja kap për flokësh presidenten e Perusë

Presidentja e Perusë është sulmuar fizikisht nga dy gra.

f.t
Gruaja kap për flokësh presidenten e Perusë
Dina Boluarte

PERU- Një incident i pazakontë ka ndodhur me presidenten e Perusë Dina Boluarte. Gjatë një organizimi në rajonin Ayacucho të Andeve, presidentja është sulmuar fizikisht nga dy gra.

Në pamjet e publikuara, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit njëra nga sulmuesit shihet teksa e tërheq nga flokët presidentin ndërsa tjetra e akuzon për vdekjen e burrit të saj në dhjetor 2022, gjatë demonstratave antiqeveritare në Ayacucho.

"Më vranë burrin, si të qëndroj i qetë ?" -tha njëra nga gratë, e cila u arrestua nga policia.

Kreu i kabinetit të qeverisë së Bolluarte, Alberto Otarola, dënoi sulmin si “jashtëzakonisht të rëndë”, i cili “vuri në rrezik integritetin fizik të kreut të shtetit".

Presidentja vizitoi Ayacucho-n për herë të parë që nga protestat masive kundër saj në të gjithë vendin e Amerikës Latine, kur u vranë të paktën pesëdhjetë njerëz, rreth njëzet në operacionet ushtarake dhe policore, sipas Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB