Bota

Stuhia ‘Babbet’/ Avioni del nga pista gjatë uljes

Siç shihet dhe në pamje, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe asistuan pilotët. Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.

E.K
Stuhia ‘Babbet’/ Avioni del nga pista gjatë uljes
Britani

BRITANI- Një avion pasagjerësh që vinte nga Korfuzi ka rrëshqitur nga pista në aeroportin Leeds Bradford në Britani dhe ka dalë jashtë saj. Kjo për shkak të stuhisë së fortë “Babet” që ka prekur Skocinë Lindore. Kjo ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët kaluan momente frike.

Siç shihet dhe në pamje, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe asistuan pilotët. Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.

Aeroporti u mbyll pas incidentit. Fluturimet e tjera të planifikuara për këtë të premte janë devijuar në aeroporte të tjera, përfshirë East Midlands dhe Neëcastle.

“Ne mund të konfirmojmë se fluturimi TUI TOM3551 i cili mbërriti nga Korfuzi në LBA këtë pasdite u zhvendos nga pista gjatë uljes. Ne po punojmë me kompaninë ajrore, ekipet përkatëse të operacioneve dhe autoritetet e urgjencës për t’u marrë me këtë situatë dhe për të larguar në mënyrë të sigurt pasagjerët nga avion”, tha një zëdhënës i aeroportit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB