Bota

Vizita e diplomatëve në Kosovë, Kurti: Nuk ka normalizim pa siguri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se nesër do të merret vesh se çfarë kërkesash kanë diplomatët, të cilat do të shqyrtohen.

D.XH
Vizita e diplomatëve në Kosovë, Kurti: Nuk ka normalizim pa
Albin Kurti

PRISHTINË – Pesë përfaqësues ndërkombëtarë do të vizitojnë nesër Prishtinën, të cilët pritet që të vijnë me kërkesa dhe afate specifike për Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me vizitën e diplomatëve, Kurti tha se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

“Se çfarë do të kërkojnë dhe do të ofrojnë diplomatët e huaj në Prishtinë, këtë do ta marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti.

Nesër, më 21 tetor, në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, së bashku me emisarët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara do të takohet në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Së bashku me Lajçakun, në vizitë do të jenë edhe këshilltari për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, Emanuel Bonne, këshilltari i kancelarit gjerman, Jens Plotner dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

BE ka deklaruar se qëllimi kryesor i vizitave të diplomatëve në Kosovë dhe në Serbi është që të vazhdohet dialogu, në mënyrë që palët të zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet që arrihen, por gjithashtu të vendoset edhe stabiliteti në veriun e Kosovës, banuar kryesisht nga serbët./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB