Bota

S’pranoi ndarjen! Burri vret gruan në Houston

Ende nuk janë identifkuar protagonistët e ngjarjes dhe nuk dihet më shumë informacion për gjendjen e të plagosurve. 

F.m
S’pranoi ndarjen! Burri vret gruan në Houston
Ed Gonzalez

SHBA- Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë mbrëmje në Houston. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një lagje rreth 20 milje (32 kilometra) në veriperëndim të qendrës së Houstonit. AP shkruan se sipas sherifit të qarkut, Harris Ed Gonzalez, një burrë ka vrarë gruan e tij e një tjetër person, si dhe ka plagosur dy të tjerë.

Gruaja kishte dashur të ndahej, ndërsa i shoqi nuk e kishte pranuar këtë fakt dhe kështu nisi konflikti që përfundoi në përdorimin e armëS të zjarrit. Ende nuk janë identifkuar protagonistët e ngjarjes dhe nuk dihet më shumë informacion për gjendjen e të plagosurve. 

Gonzalez tha se hetimi është në fazat e hershme.

Poll

MOS HUMB