Bota

Terroristët turq vranë veterinerin dhe i vodhën makinën

Detaje të reja zbardhen nga akti terrorist që tronditi botën sot në Ankara

D.XH
Terroristët turq vranë veterinerin dhe i vodhën makinën
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi terrorist

TURQI – Të tjera detaje janë mësuar nga mediat turke, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur pranë Ministrisë të Brendshme të Turqisë, në Ankara.

Një terrorist vrau veten, ndërsa tjetri u neutralizua nga ana e policisë turke. Mediat vendase shkruajnë se dy terroristët kanë vjedhur makinën që e përdorën në sulm në fshatin Çataloluk të provincës Kayseri nga një veteriner të quajtur Mikail Bozlagan.

Sipas asaj që kanë deklaruar të afërm të veterinerit, dy terroristët ia kanë prerë rrugën njeriut të tyre, e kanë qëlluar me dy plumba në kokë dhe më pas trupin ia kanë hedhur në kanal.

Madje as mjeti që u vodh nuk ishte në pronësi të Bozlagan, por të Shërbimit Veterinar dhe Blegtorisë. Ngjarja me veterinerin ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës. Të afërm të viktimës kanë thënë se veterineri ishte një njeri punëtor dhe me një reputacion tepër pozitiv në komunitet.

Pasi kanë vrarë veterinerin dhe i kanë marrë mjetin, dy terroristët kanë shkuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku njëri kreu akt vetëvrasës kamikaz dhe tjetri u vra nga policia. Dy efektivë turq janë plagosur.  /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB