Bota

Vjosa Osmani: Serbia do të kryejë një tjetër sulm në Kosovë

Osmani tha se Serbia do të shtojë forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën.

F.m
Vjosa Osmani: Serbia do të kryejë një tjetër sulm në
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia po përgatitet të sulmojë sërish Kosovën. Në një intervistë për La Reppublica, Osmani tha se Serbia do të shtojë forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën, në mënyrë që të kryejë sulmin e radhës pas atij të 24 shtatorit.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë,”- tha Osmani.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB