Bota

Skenoi vrasjen e gruas së tij, dënimi me burg të përjetshëm “frymëzoi” pilotin grek të studioj drejtësi, por i priten “ëndërrat”

Për shkak se ai është dënuar me burgim të përjetshëm, nuk mund të largohet nga qelia

I.F
Skenoi vrasjen e gruas së tij, dënimi me burg të
Babis Anagnostopoulos dhe Caroline Crouch

ATHINË- Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i cili skenoi vrasjen e gruas së tij, Caroline Crouch dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, u frymëzua nga kjo ngjarje të studioj drejtësi.

Por, duket se ëndërra e tij nuk do të realizohet. Sipas mediave greke, Anagnostopoulos nuk mund të studiojë drejtësi, sepse fakulteti kërkon praninë e tij fizike dhe piloti e ka të pamundur pasi ndodhet pas hekurave.

Për shkak se ai është dënuar me burgim të përjetshëm, nuk mund të largohet nga qelia, por nëse ai do të ishte dënuar me 15 vite burg do t’i duhej të kërkonte leje të posaçme për të marrë pjesë në provime.

Por, sërish autoritetet janë duke e shqyrtuar nëse do të krijohet një mundësi për të, fakulteti do të japë një vendim në ditët në vijim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB