
SPANJË- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Sipas mediave të huaja, trupi i shqiptarit është lënë në derën e një spitali nga 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ditën e djeshme. Autoritetet njoftuan se ai ishte ende gjallë kur u braktis në derën e spitalit, por më pas ndërroi jetë. Identiteti i tij ende nuk është bërë me dije, por mësohet se ai është rreth të 30-ave. Deri më tani një prej autorëve është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë, por ende nuk dihet roli i tij në këtë ngjarje, nëse ka qenë personi që e ka qëlluar në kokë apo një nga bashkëpunëtorët që e ka lënë atë në derën e spitalit. Efektivët njoftojnë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e dy autorëve të tjerë, që janë larguar me një mjet tip "Audi" të zi.