Bota

Gjykata e Lartë në Kroaci vendosi: Bisedat në "Sky ECC" janë prova ligjore

Sipas mediave kroate, vendimi i Gjykatës së Lartë Penale do të ndihmojë autoritetet përkatëse që të mbajnë një qëndrim ligjor për shumë të arrestuar që ndodhen në qeli në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale.

I.F
Gjykata e Lartë në Kroaci vendosi: Bisedat në "Sky ECC"
Foto ilustruese

ZAGREB- Gjykata e Lartë Penale e Kroacisë ka vendosur që komunikimet e bëra në aplikacionin “ECC” do të shërbejnë si prova ligjore që mund të përdoren gjatë hetimeve gjyqësore. Sipas mediave kroate, vendimi i Gjykatës së Lartë Penale do të ndihmojë autoritetet përkatëse që të mbajnë një qëndrim ligjor për shumë të arrestuar që ndodhen në qeli në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale. Ata janë arrestuar pas mesazhe që janë zbuluar në aplikacionin e “Sky ECC”.

“Të gjithë shpresonin që provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të bërë nga anëtarët përmes aplikacionit të koduar “SKY ECC”, i cili ishte marrë me urdhra hetimor evropian nga autoritetet franceze, do të shpalleshin të paligjshme”, shkruajnë mediat kroate.

Edhe në Shqipëri po shqyrtohet nëse bisedat e “Sky ECC” mund të përdorën si prova. Kjo vjen pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë ka rrëzuar përdorimin si provë në proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara në mënyrë joligjore nga rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SKYECC.

Gjykata kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshem dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

“Nisur nga proceset penale që po zhvillohen në Shqipëri, rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës Encrochat e SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave. Kjo për shkak se transkiptet jane rezultate të përgjimit masiv, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial shqiptar dhe mos repspektim të garancive kushtetuese për fshehtësinë e korrespondences si dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.

Vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, detyron gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të perjashtoje perdorimin e traskipteve nëse nuk eshte bërë trasparente mënyra e mbledhjes së tyre”, thuhet në vendim./ZËRI

Poll

MOS HUMB