
BRUKSEL- Këshilli Europian ka miratuar këtë të hënë dixhitalizimin e procesit të vizave Shengen. Sipas rregulloreve të miratuara nga Këshilli, do të krijohet një platformë aplikimi për viza të BE-së, duke mundësuar aplikimet online për viza Shengen, me përjashtime të caktuara.
Zona Schengen përbehet nga 23 prej 27 vendeve anëtare të BE-së, por edhe nga vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Si rregull i përgjithshëm, vetëm aplikantët për herë të parë, individët, të dhënat biometrike të të cilëve nuk janë më të vlefshme dhe ata me dokumente të reja udhëtimi do t'u kërkohet të paraqiten personalisht.
“Mundësia e aplikimit për vizë Shengen online do të jetë një përmirësim i madh për qytetarët dhe për përpunimin e aplikimit. Ai do të thjeshtojë procesin e aplikimit për udhëtarët dhe, në të njëjtën kohë, do të lehtësojë barrën e administratave kombëtare, të cilat do të jenë në gjendje të përgjigjen më shpejt dhe me efektivitet,”- tha Fernando Grande-Marlaska Gómez, ministri i Brendshëm spanjoll.
Kështu të gjithë do të shpëtojnë nga vendosja e vizave në pasaportë. Kjo mënyrë do të zëvendësohet me një barkod të nënshkruar kriptografikisht. Pasi të nënshkruhet, rregulloret do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian dhe do të hyjnë në fuqi në ditën e njëzetë pas publikimit të tyre./Zëri.ai