
BEOGRAD - Kritikët e qeverisë të Serbisë, të cilët kanë dokumentuar korrupsionin endemik të vendit, janë shënjestruar me anë të Spyware të nivelit ushtarak në fillim të këtij viti, sipas gjetjeve të reja nga studiuesit e sigurisë. Përpjekja për hakimin e dy aktivistëve serbë që flasin për më tepër demokraci në vend përfundimisht nuk ishte e suksesshme, sepse iPhone-ët e Apple të të dy individëve ishin përditësuar me softuerin më të fundit iOS, për të cilin studiuesit thanë se mbronte pajisjet.
Aktivistët u njoftuan fillimisht për tentativën e hakimit nga Apple, që u dërgoi të dyve një alarm se mund të ishin shënjestruar nga një hakerim i sponsorizuar nga shteti. Paralajmërimi u konfirmua më vonë pas hetimeve nga studiuesit në Access Now, Fondacioni Share në Serbi, Citizen Lab në Shkollën Munk në Universitetin e Torontos dhe Amnesty International.
Gjetjet vijnë vetëm disa muaj pasi studiuesit zbuluan se gazetarët rusë që janë kritikë ndaj Vladamir Putin dhe që jetojnë në Bashkimin Evropian ishin gjithashtu në shënjestër të hakerave të Spyware. Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian kanë kërkuar të avancojnë politikat, që do të frenonin përdorimin e Spyware, por shfaqja e rasteve të reja brenda bllokut tregon një gatishmëri të dukshme nga disa qeveri evropiane për të vazhduar përdorimin e spyware, për të shtypur dhe frikësuar kritikët politikë. Natalia Krapiva, këshilltare juridike teknologjike në Access Now, tha: “Këto gjetje janë jashtëzakonisht shqetësuese për sundimin e ligjit dhe demokracinë në Serbi. Përdorimi i pakontrolluar i spyware është helmuese, jo vetëm për të drejtat e njeriut, por edhe për sigurinë dhe institucionet demokratike në çdo vend.”
Studiuesit zbuluan se serbët ishin shënjestruar rreth një minutë larg njëri-tjetrit rreth datës 16 gusht 2023. Access Now dhe Citizen Lab zbuluan gjurmë të tentativës së sulmit, i cili kërkonte të përfitonte nga një dobësi e mundshme në aplikacionin HomeKit të iPhone. Studiuesit thanë se taktika ishte konsistente me ato të përdorura më parë nga Grupi NSO i Izraelit, i cili shet një nga armët kibernetike më të sofistikuara në botë, të njohur si Pegasus. Kur Pegasus vendoset me sukses kundër një objektivi, ai mund të marrë përsipër të zbërthejë informacionin në një telefon celular, duke përfshirë kthimin e telefonit në një pajisje portative dëgjimi. Ai gjithashtu mund të aksesojë informacionin e mbajtur në aplikacione të koduara dhe të shikojë fotografitë dhe mesazhet e një përdoruesi.
Studiuesit në rastin serb nuk mund të konfirmojnë përfundimisht se çfarë lloj spyware është përdorur sepse treguesit e disponueshëm mjeko-ligjorë ishin të kufizuar. “Ne nuk po ia atribuojmë këto sulme një operatori të caktuar në këtë kohë, por vërejmë se në një dekadë të hetimeve të Citizen Lab është zbuluar se Serbia është një ‘klient’ i rregullt për spyware dhe teknologji të tjera të mbikëqyrjes komerciale”, tha John Scott-Railton, një studiues i vjetër në Citizen Lab.
NSO tha në një deklaratë për Guardian se raporti i Citizen Lab dhe Access Now ishte jo përfundimtar. Kompania ka thënë vazhdimisht se Pegasus u shitet qeverive me qëllim që të përdoret në hetimet e krimeve të rënda dhe terrorizmit dhe se përdorimi i tij shpëton jetë. Ai shtoi: "NSO nuk është e fshehtë për inteligjencën e një vendi”.
Ndërsa studiuesit nuk mund t'i atribuojnë përfundimisht tentativat për sulme në Serbi një spywari specifik, sulmet e tentuara ka të ngjarë të ripërtërijnë fokusin në gjetjet e kaluara që përfshijnë mbledhjen dhe mbikëqyrjen e fshehtë të të dhënave nga Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA). Drejtori më i fundit i BIA-s ishte Aleksander Vulin, i cili u vendos në një listë sanksionesh nga SHBA në korrik 2023 për mbështetjen e tij ndaj Moskës dhe për përdorimin e posteve të tij politike për të ndërtuar mbështetje për aktivitetet malinje të Rusisë dhe për të nxitur paqëndrueshmërinë në Serbi. Vulin dha dorëheqjen nga posti i tij më 3 nëntor.
Një viktimë e supozuar e tentativës së hakimit, e cila u intervistua nga Guardian e përshkroi punën e tyre si të përqendruar tek njerëzit, që janë kritikë ndaj regjimit autokratik të Serbisë dhe korrupsionit të përhapur të vendit, si dhe politikës së jashtme pro-ruse të qeverisë aktuale, e cila nuk ka në linjë me BE-në për çështje të tilla si sanksionet kundër Moskës. Përpjekja për hakerim, tha i intervistuari, ka të ngjarë të ishte një përpjekje për të frikësuar ose diskredituar gjetjet kritike, për të gjetur diçka komprometuese kundër aktivistëve.
Të dy individët që u vunë në shënjestër besonin se tentativat për hakmarrje mund të kishin qenë gjithashtu të lidhura me thirrjet për hetime zyrtare mbi trajtimin nga qeveria të një sulmi masiv që la të vdekur 17 persona – përfshirë fëmijë – verën e kaluar. Demonstratat masive shpërthyen pas të shtënave, me protestuesit që dënuan presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili u fajësua për krijimin e përçarjeve brenda vendit. Qeveria serbe nuk iu përgjigj kërkesave për koment./The Guardian - Zëri.ai/