Bota

'Shtëpia ime...si Kosova'/ "El Loco" zgjidhet presidenti i ri i Argjentinës

Presidenti më i ri në vend e quan veten një "anarko-kapitalist", sepse, siç thotë ai, ai dëshiron të minimizojë ndërhyrjen e qeverisë në jetën e njerëzve në mënyrë që gjithçka të rregullohet nga tregu i lirë.

k.m.
'Shtëpia ime...si Kosova'/ "El Loco" zgjidhet
Javier Milei

ARGJETINË- Ultra-liberali Javier Milei, 53 vjeç, do të jetë presidenti i ardhshëm i Argjentinës pasi ai fitoi një fitore dërrmuese në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Milei, një politikan "anti-sistemik" mundi ministrin në largim të ekonomisë. Sergio Massa siguroi 55.6% të votave, krahasuar me 44.3% të kundërshtarit të tij, me 99% të votave të numëruara. Millay bëri debutimin e tij në jetën politike të vendit të tij 3 vjet më parë, kur u zgjodh në parlament me partinë "La Libertad Avanza". Presidenti më i ri në vend e quan veten një "anarko-kapitalist", sepse, siç thotë ai, ai dëshiron të minimizojë ndërhyrjen e qeverisë në jetën e njerëzve në mënyrë që gjithçka të rregullohet nga tregu i lirë.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja mes shtetit dhe mafies, do të zgjidhja mafien... sepse ajo ka kode, përshtatet, nuk gënjen dhe mbi të gjitha është konkurruese,”-është shprehur ai.

Mënyra nënçmuese që ai flet për politikanët, retorika e tij agresive për elitën që ai thotë se komandon në Argjentinë dhe "shfaqjet" në mitingjet e tij elektorale të kujtojnë Donald Trump, të cilin ai vetë e deklaron se e ka idhull.

JETA PERSONALE

Ai është beqar dhe kurrë s'ka qenë i martuar më parë por ka folur hapur në të kaluarën për përvojat e tij seksuale, të cilat përfshinin dy partnerë në të njëjtën kohë. Ai vetë kishte treguar se dikur ka qenë një instruktor seksi dhe mund të kalonte tre muaj pa ejakuluar. Megjithatë, emocionalisht, dashuria e madhe e tij ishte dhe do të jetë gjithmonë qeni i tij i dashur Conan, i cili vdiq në vitin 2017. Katër qentë e tij të tjerë "English Mastiffs" Murray, Milton, Robert dhe Lukas e kanë emrin nga legjendat e botës së ekonomisë. Siç shkruan New York Times, Milei i tha një portali argjentinas se: Conan është fjalë për fjalë djali im, katër të tjerët i kam si nipër e mbesa.

Madje ka shkuar deri aty sa pretendon se kërkon këshilla prej tyre dhe me ta konsultohet për çdo gjë, madje dhe për çështjet politike.

'Shtëpia ime...si Kosova'/ "El Loco" zgjidhet

"Shtëpia ime është si Kosova,"-tha ai në një intervistë në vitin 2018.

Aktualisht ai është në një romancë me Fatima Flores, aktore dhe komediane e njohur që prej vitesh ka mbushur teatrot e Argjentinës, kryesisht me performancat e saj ku imiton personalitete të shumta. Fatima është emri i saj artistik.

'Shtëpia ime...si Kosova'/ "El Loco" zgjidhet
María Eugenia dhe Javier Milei

Emri i saj i vërtetë është María Eugenia, ajo është 42 vjeç dhe është rritur në Olivos, një lagje në periferi të kryeqytetit argjentinas, ku ndodhet rezidenca presidenciale.Pas 22 vitesh lidhjeje, ndarja e tyre në fillim të këtij viti pushtoi programet lokale argëtuese dhe faqet e internetit, ashtu si edhe romanca e saj me presidentin e zgjedhur. Por vetëm një javë pas zgjedhjeve paraprake, më 13 gusht, kur u njoftua se ekstremisti Javier kishte nisur sërish lidhjen me Flores.

Premtimi

Presidenti i zgjedhur, i cili do të marrë detyrën më 10 dhjetor, në fjalimin e tij të fitores premtoi “fundin e dekadencës” dhe “rindërtimin e Argjentinës”, duke deklaruar në të njëjtën kohë se nuk do të ketë "gjysmë masash". 

Ne po përballemi me probleme monumentale: inflacioni (143% nga viti në vit), stagnimi, mungesa e vendeve të punës reale, pasiguria, varfëria dhe mjerimi. Nuk ka vend për gjysmë masa,”-tha ai. Ai ritheksoi se është i vendosur që të “rregullojë financat” dhe të zgjidhë problemet e bankës qendrore.

“Rinia bëri diferencën”

Nicolas Paes, një arkitekt, 34 vjeç, tha se fitorja e Javierit i jep atij “shpresë”, ndërsa shprehet i bindur se rinia bën diferencën.

“Le të largohen të gjithë, askush të mos qëndrojë!,”-bërtiti turma e mbështetësve të presidentit të zgjedhur, duke valëvitur flamujt e Argjentinës dhe të partisë La Libertad Avanza.

Përmasat e fitores e befasuan edhe vetë presidentin e ri. Sondazhet e opinionit i dhanë atij një epërsi të lehtë, ndërsa analistët prisnin që rezultati të vendosej me një diferencë shumë të vogël. Por e kundërta ndodhi. 

Presidenti i zgjedhur është kundër abortit, në favor të lehtësimit të legjislacionit për pronësinë e armëve, ndërsa ka arritur të përdorë shprehje të ashpra ndaj bashkatdhetarit të tij, prelatit të Kishës Katolike Romake, Papa Françeskut.

Sipas mediave ndërkombëtare, një nga pseudonimet e politikanit ekscentrik është “El Loco”, që do të thotë “i çmenduri”. I rritur si katolik dhe që tani thuhet se po konvertohet në judaizëm. Sa i përket politikës së jashtme, ai beson se aleatët e tij të natyrshëm do të ishin SHBA dhe Izraeli, duke thënë: Nuk dua të kem asgjë me komunistët e Kubës, Kinës dhe Koresë së Veriut.

Për çështjen gjithnjë të ndjeshme të Ishujve Falkland, të cilat Argjentina u përpoq pa sukses t'i rrëmbejë Britanisë në vitin 1982 gjatë kryeministres së Margaret Thatcher, Milei propozon kopjimin e situatës së Hong Kongut, ndryshe nga paraardhësit e tij. Banorët e ishujve Falkland mund të jenë të sigurt nga një pushtim i Milei - por çfarë mund të thuhet për argjentinasit e tyre fqinjë? Si do të shkojnë vitet e ardhshme nën politikat e Mileit?

Ndoshta vetëm një takim me shpirtin e qenit të tij mund japë zgjidhjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB