Bota

Tronditëse! Çdo tre minuta në Francë një fëmijë sulmohet seksualisht

Çdo tre minuta në Francë, një fëmijë sulmohet seksualisht dhe çdo vit plaga e incestit prek 160,000 fëmijë.

f.t
Tronditëse! Çdo tre minuta në Francë një
foto ilustruese

FRANCË- Shifrat e fundit për abuzimin e fëmijëve në Francë janë më shumë se tronditëse. Çdo tre minuta në Francë, një fëmijë sulmohet seksualisht dhe çdo vit plaga e incestit prek 160,000 fëmijë. Gjithashtu, çdo pesë ditë një fëmijë vdes në mjedisin e tyre familjar. 

Të dhënat janë siguruar që në vitin 2015 nga Komisioni i Pavarur për Incestin dhe Dhunën Seksuale ndaj Fëmijëve, i njohur si “Ciivise”, me mision mbledhjen e dëshmive dhe propozimin e zgjidhjeve. Nga 27,000 dëshmi të mbledhura në dy vitet 2021-2022, vetëm 8% e fëmijëve kanë pasur një përgjigje pozitive nga mjedisi social, pra i kanë dëgjuar, besuar dhe kujdesur për ta.

Përgjegjësja për mbrojtjen e fëmijëve, sekretarja Charlotte Kobel deklaroi se po kërkohet një fushatë kombëtare për të trajtuar problemin. Dhuna seksuale në familje është objektivi i parë i fushatës që ajo paralajmëroi. Në të njëjtën kohë, propozon forcimin e kurseve të edukimit mbi seksualitetin dhe jetën emocionale në shkolla, kolegje dhe shkolla të mesme, me të paktën tre sesione vjetore. Çdo seancë është e përshtatur për grupmoshën e fëmijëve. Në fund të vitit 2023 do të organizohen “dhomat e dëgjimit” në të gjitha repartet pediatrike të spitaleve, si dhe një “platformë informacioni” e përgjithshme për komunikim.

Poll

MOS HUMB