Bota

Shtëpia e Bardhë paralajmëron aletatët: Irani ka dërguar raketa me rreze të shkurtër në Rusi, rrezik për Europën

Irani ka mohuar vazhdimisht se ka furnizuar Rusinë me armë, duke theksuar se nuk mbështet ndihmën ushtarake për palët e përfshira në konflikt.

M.M
Shtëpia e Bardhë paralajmëron aletatët: Irani ka
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, për t’u përdorur në luftën kundër Ukrainës, sipas burimeve të informuara për këtë çështje. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar zyrtarisht këto raportime, por ka shprehur shqetësim për përfshirjen e thelluar të Iranit në konflikt.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett, e konsideroi transferimin e mundshëm të raketave si një përshkallëzim dramatik dhe kërcënim për sigurinë evropiane. Kjo vjen në kohën kur Kremlini përpiqet të zmbrapsë ofensivën e Ukrainës, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kërkon që aleatët të lejojnë përdorimin e raketave perëndimore për të goditur objektiva brenda Rusisë sipas VOA.

Irani ka mohuar vazhdimisht se ka furnizuar Rusinë me armë, duke theksuar se nuk mbështet ndihmën ushtarake për palët e përfshira në konflikt. Ndërkohë, CIA ka paralajmëruar për marrëdhënie të ngushta mes Rusisë, Iranit, Kinës dhe Koresë së Veriut, të cilat përbëjnë kërcënim për Ukrainën dhe aleatët perëndimorë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB