Bota

Shpërthime bombash te varri i gjeneralit iranian, 103 të vdekur

Dy shpërthimt të fuqishme bombash vranë së paku 103 njerëz.

D.XH
Shpërthime bombash te varri i gjeneralit iranian, 103 të vdekur
Qasem Sulemani

IRAN - Të paktën 103 persona janë vrarë nga dy shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga SHBA, raportojnë mediat shtetërore të Iranit. Transmetuesi shtetëror Irib tha se 171 persona të tjerë u plagosën, kur shpërthimet janë dëgjuar pranë xhamisë Saheb al-Zaman, në qytetin jugor të Kerman.

Zëvendësguvernatori i Kermanit tha se ngjarja ishte një sulm terrorist. Një video e shpërndarë në internet tregonte disa trupa pa jetë në një rrugë. Qindra njerëz thuhet se po ecnin drejt varrit të mërkurën si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar Gjeneralin Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj, në vitin 2020.

Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, Forca Quds, ai ishte një arkitekt i politikës iraniane në të gjithë rajonin. Ai ishte përgjegjës për misionet klandestine të Forcave Quds dhe ofrimin e udhëzimeve, financimeve, armëve, inteligjencës dhe mbështetjes logjistike për qeveritë aleate dhe grupet e armatosura, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun.

Presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e vitit 2020, e përshkroi Soleimanin si terroristin numër një në botë.

Reagon Teherani: Përgjigja do jetë e fortë dhe e shpejtë

Teherani ka paralajmëruar se do të përgjigjet pas shpërthimeve, në ngjarjen e organizuar, për të nderuar gjeneralin iranian Qassem Soleimani, që u vra nga një sulm amerikan në vitin 2020. “Përgjigja e Teheranit ndaj këtij sulmi brutal dhe terrorist do të jetë e fortë dhe e shpejtë. Kundërpërgjigja do të vijë në kohë rekord, për këtë ju garantojmë”, ka thënë ministri i Brendshëm iranian, Ahmad Vahidi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB